Prodhohen robotët që flasin
Është modeli më i ri i robotit që krijuesit e kanë emërtuar thjeshtë “Robi”. 100 ekzemplarët e parë, kanë demonstruar një performancë 3-minutëshe të aftësive të tyre.
Çdo gjë shkoi sipas parashikimit, pa më të voglin problem, në një shfaqe në Tokio.
Roboti ka një lartësi prej 35 centimetrash dhe një peshë prej rreth 1 kilogramë. Dhe përveç kërcimit, është i aftë edhe flasë e të ecë.
Ky model është fryt i punës së përbashkët të një kompanie të vogël të specializuar në këtë sektor dhe një qendre kërkimore të Universitetit të Tokios.
Për të gjithë të apasionuarit e humanoidëve, ky robot do të kushtojë 1500 dollarë. Por ai nuk do të dalë në shitje si i tërë.
Është menduar që një revistë e posaçme javore të shitet sëbashku me pjesët e tij. Kështu, që pas 70 numrash mund të krijohet ky robot.
S.L