Pushohet nga puna përmes Twitter-it

E keqja e rrjeteve sociale është se në pjesën më të madhe gjërat janë publike, që do të thotë se duhet të jeni shumë të kujdesshëm me ato që postoni apo thoni, pasi mund të hapni probleme. Kemi parë raste ku njerëzit janë arrestuar për atë që kanë thënë në rrjetet sociale, por, si duket, pavarësisht këtyre rasteve, disa njerëz nuk mësojnë asnjëherë.

Rasti më i fundit ka ndodhur me një adoleshente, e cila postoi në Twitter se do të fillojë nesër një punë të re, por që e frazojë me disa pasthirrma jo të përshtatshme. Për fatin e saj të keq, shefi i saj e pa postimin në Tëitter dhe iu përgjigj. “Dhe…ju nuk do të filloni këtë punë sot! Sapo të pushova! Paç fat me jetën tënde pa para dhe pa një punë!”
Edhe pse vajza u pushua përmes Twitter-it, ajo nuk u mërzit fare. Ka disa njerëz që janë skeptikë mbi vërtetësinë e këtij rasti, pasi shefi i saj kishte postuar deri tani vetëm 15 cicërima. Shefi iu përgjigj skeptikëve se ai nuk e përdorte shpesh llogarinë e tij (që e kishte hapur në vitin 2009). Pavarësisht të gjithave, ajo që duhet të mësoni nga kjo ngjarje është që duhet të keni kujdes në atë që thoni në rrjetet sociale, pasi nuk i dihet asnjëherë se kush mund t’i lexojë.

 

SHKARKO APP