Rekordi, Facebook numëron 1.59 miliardë përdorues

Facebook është zyrtarisht rrjeti social më me shumë përdorues në të gjithë botën. Vetë themeluesi i Facebook, Mark Zucherberg me anë të një postimi në profilin e tij ka bërë më dije se facebook tashmë numëron 1 .59 miliardë përdorues. Mark shkruan se ky progres do të vijë duke u rritur.
“Ne sapo publikuam rezultatet tona tremujore dhe po ndajmë me ju një përditësim mbi progresin e komunitetit tonë që synon të bashkojë botën.  Komuniteti ynë tani ka më shumë se 1.59 miliardë njerëz. Më shumë se 1 miliard njerëz përdorin grupet e tjera. Pothuajse 1 miliard njerëz përdorin WhatsApp. Më shumë se 19 milion njerëz, të cilët më parë nuk kishin qasje në internet, tani janë të lidhur përmes Internet.org. Përgjatë vitit 2015-të ne u lidhëm së bashku në mënyra të ndryshme. Ndamë dhe festuam momente të lumtura. Po ashtu, mbështetëm njëri-tjetrin në kohë trazirash, tërmetesh, gjatë sulmeve në Francë dhe shprehëm indinjatën tonë për krizën e refugjatëve. Dhe çdo ditë, qindra miliona njerëz anëmbanë globit përdorin vetëm Facebook për t’u lidhur me të dashurit e tyre. Faleminderit që jeni pjesë e komunitetit tonë dhe faleminderit që na ndihmoni për të bashkuar dhe krijuar konktakte me njëri tjetrin”, shkruan Mark në profilin e tij në facebook.

Sidorela Lepri

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?