Revolucioni LED në rrugët e Tiranës, ja cili segment ka ndryshuar pamje

Rrugët e Tiranës kanë filluar të pajisen me një ndriçim i ri. Bëhet fjalë për ndriçimin LED, i cili harxhon më pak energji si dhe është miqësor me natyrën. Përveç Bulevardit të Ri, Bashkia e Tiranës po zgjeron projektin e ndriçimit LED edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit. Një prej tyre është edhe rruga “Ismail Qemali”, ku punonjësit e ndërmarrjeve të bashkisë kanë hequr ndriçimin e vjetër duke e zëvendësuar atë me ndriçim LED.

“Pak nga pak, çdo rrugë e Tiranës do të jetë e pajisur me ndriçim LED.Këtë herë u kujdesëm për rrugën “Ismail Qemali”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke postuar edhe disa foto nga puna në terren e punonjësve të bashkisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?