Risia e Samsung, “Galaxy Watch Active 2”, ora inteligjente që mat stresin dhe përmirëson stilin e jetesës

Në fillim të këtij viti, Samsung nxorri në treg ​​‘Galaxy Watch Active’, një orë me veti inteligjente. Vetëm gjashtë muaj më vonë, kompania ka lançuar Galaxy Watch Active 2, një version i azhornuar dhe i rafinuar i origjinalit. Produkti u prezantua ditën e djeshme.

Si pjesë e familjes Galaxy, Galaxy Watch Active2 është dizajnuar qëllimisht me karakteristika të reja intuitive dhe të rafinuara për të sjellë më shumë personalizime në stilin e jetës të konsumatorëve, për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e tyre, si dhe për të mundësuar jetesë të lehtë.

Galaxy Watch Active2 lejon përdoruesit të jetojnë më mirë përmes ndryshimeve të përditshme, të vogla por kuptimplotë, nga arritja e qëllimeve të mirëqenies, siç janë gjumi, fitnesi dhe menaxhimi i stresit, deri në përfundimin e detyrave në mënyrë të efektshme. Nëse dëshironi të merrni kohë për të medituar, për t’u njoftuar për çdo të re, ose dicka mes këtyre të dyjave, Galaxy Watch Active2 plotëson stilin e jetës tuaj dhe bën diferencën, të gjitha me një pamje elegant dhe plot stil.

“Tregu i smartwatch-ve po rritet me shpejtësi dhe ne, tek Samsung, jemi të emocionuar të zgjerojmë vazhdimisht praninë tonë në treg me mënyra të reja dhe vizionare,” tha DJ Koh, President dhe CEO i Departamentit të IT dhe Komunikimeve Telefonike në Samsung Electronics.

SHKARKO APP