Nëse menduat se Instagrami mbaroi me risitë këtë sezon, gaboheni. Tani mund të lexoni libra në Instagram. Aq çuditshëm sa tingëllon, aq e thjeshtë është. “New York Public Library” në bashkëpunim me agjensinë “Mother” ka krijuar “Insta Novels”- veprat e famshme letrare do publikohen me seri në story.
Si fillim, ka nisur publikimi i “Liza në botën e çudirave” nga Lewis Carroll, dhe më pas është planifikuar “Metamorfoza” nga Franz Kafka. Librat janë me një dizajn vizual të këndshëm e madje edhe me një vend posaçërisht për vendosjen e gishtit gjatë leximit.
Librat janë në gjuhën angleze e të aksesueshme nga të gjithë. Mjafton të ndiqni @nypl në Instagram dhe tek “Highlighted Stories” do shihni “ALICE PART 1” dhe pjesët e tjera ditët në vazhdim.
Tani nuk ka më justifikime, mund të rrini gjithë ditën në Instagram dhe të kënaqeni duke lexuar novelat e mirënjohura botërore.
