FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Risitë e WhatsApp-it

WhatsApp vazhdon me përditësimet e tij. Versioni i ri, i vlefshëm përmes përditësimet në ‘store’ është vetëm lëvizja e fundit e Facebook për të kopjuar disa nga rivalët e tij, shkruan “The Independent”.

Këto përditësime përfshijnë redaktim dhe shkrim në foto. Gjithashtu ka mënyra të reja për të bërë foto. Aplikacioni tashmë do të ketë edhe blicin për kameran e përparme, kështu që njerëzit do të kenë mundësi të bëjnë foto të mira dhe me ndriçim të dobët. Ai do të ndriçojë ekranin si një formë blici.

Kjo metodë funksion edhe në disa iPhone apo Microsoft Mobile. Edhe kamera ka fituar të tjera karakteristika si për shembull, aftësia për të zmadhuar apo zvogëluar me një ‘slide up’.

Swiss Digital Desktop Reklama

WhatsApp është kritikuar shpesh për kopjim të Snapchat. Por në blogun e aplikacionit thuhet se “është një mënyrë e re për të shpërndarë fotot dhe videot me miqtë dhe familjen tuaj”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?