Rrjeti i ri social që po përhapet me shpejtësi, çfarë është Threads dhe si funksionon

Një rrjet i ri social është duke qarkulluar në treg, i quajtur Threads. Një krijim i Mark Zuckenberg, i cili synon që të bëjë për vete të gjithë përdoruesit që u larguan nga Twitter, platformë e rivalit të tij më të madh Elon Musk.

Kompania Meta e ka lançuar në treg si një aplikacion komunikimi mesazhesh, por në format është i ngjashëm me Instagramin.

Rrjeti social Threads tashmë është i disponueshëm në 100 vende të botës, mes tyre edhe në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa VIP-a shqiptarë janë parë teksa në rrjetet sociale u bëjnë thirrje ndjekësve që tashmë t’i shohin edhe në llogarinë Threads.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Threads mund të publikoni mesazhe deri në 500 karaktere, dukshëm më shumë sesa në Twitter ku maksimalisht gjatësia e karaktereve të një mesazhi ishte 280. Gjithashtu mund të dërgoni video, foto etj.

Në përdorim deri më tani edhe kjo platform komunikimi është shumë e ngjashme me të tjerat, por në vazhdim pritet të sjellë risi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?