Samsung drejt prodhimit të procesorit më të ri për celularë
Qualcomm Incorporated njoftoi sot se kompania e saj, Qualcomm Technologies, Inc. (QTI), dhe Samsung Electronics Co, Ltd, kanë zgjeruar bashkëpunimin e tyre strategjik të mbi një dekade për prodhimin e procesorit të fundit Qualcomm, të quajtur Snapdragon 835, me teknologjinë e procesit FinFET 10 nanometër të Samsung.
Vendimi për të përdorur procesin e prerjes të Samsung në procesorët e gjeneratës së ardhshme premium thekson përkushtimin e vazhdueshëm të Qualcomm Technologies për të qenë lider i teknologjisë në platforma të lëvizshme.
“Ne jemi të lumtur të vijojmë punën së bashku me Samsung në zhvillimin e produkteve që kryesojnë industrinë e celularëve,” tha Keith Kressin, zëvendës-president i lartë i menaxhimit të produktit në Qualcomm Technologies. Inc. “Duke përdorur këtë nyje të re në procesin 10nm, pritet që të lejohet procesori ynë Snapdragon 835 i nivelit premium që të ofrojë efikasitet më të madh të energjisë dhe të rrisë performancën duke na lejuar edhe ne të shtojmë aftësi të reja të cilat mund të përmirësojnë përvojën e përdoruesve të pajisjeve celularë të së nesërmes.”
Në Tetor, Samsung deklaroi se ata janë të parët në industri që kanë hyrë në prodhimin në masë të teknologjisë 10nm FinFET. Në krahasim me paraardhësit e tij FinFET 14nm, teknologjia e Samsung 10nm lejon një rritje deri në 30% në zonën e efiçencës duke patur 27% performancë më të lartë ose deri në 40% konsumim më të ulët të energjisë. Duke përdorur 10nm FinFET, procesori Snapdragon 835 do të ofrojë një gjurmë më të vogël çipi, duke i dhënë OEMs më shumë hapësirë të përdorshme brenda produkteve të ardhshme, për të mbështetur bateri të mëdha ose dizajne më të holla. Përmirësimi i procesit, i kombinuar me një dizajn më të avancuar të çipit, pritet të sjellë përmirësime të rëndësishme në jetën e baterisë.
“Ne jemi të kënaqur që kemi mundësinë për të punuar ngushtë me Qualcomm Technologies në prodhimin e Snapdragon 835 duke përdorur teknologjinë tonë 10nm FinFET”, tha Jong Shik Yoon, zëvendës presidenti ekzekutiv i Grupit të Biznesit në Samsung Electronics. “Ky bashkëpunim është një arritje e rëndësishme për biznesin tonë sepse ajo nënkupton besimin në teknologjinë udhëheqëse të çipëve të Samsung.”
Snapdragon 835 është aktualisht në prodhim dhe pritet të shpërndahet në pajisjet komerciale në gjysmën e parë të vitit 2017. Snapdragon 835 ndjek procesorin Snapdragon 820/21, i cili ka mbi 200 dizajne në zhvillim.
Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com