Samsung Electronics merr me shumë se 120 çmime

Samsung Electronics njoftoi se ka fituar më shumë se 120 çmime në Consumer Electronics Show (CES) 2017 dhe vazhdon të marrë vlerësime në kategori që përfshijnë argëtimin në shtëpi, pajisjet shtëpiake dhe kategoritë mobile. Samsung nderohet në CES bashkë me novatorët e gjeneratës së ardhshme të teknologjisë, të cilët i japin formë të ardhmes së jetës së përditshme.

Në eventin CES 2017, Samsung fiton bindshëm 34 çmime inovacioni, duke përfshirë edhe çmimin “Inovatori më i mirë në kategorinë e shfaqjes së videove”. Samsung gjithashtu u nderua me çmime nga një numër i madh i mediave dhe industrisë, përzgjedhur nga organizatat e pranishme në këtë event nga më shumë se 3880 ekspozues.

“CES feston 50 vjetorin e saj dhe është e mahnitshme të shohësh se sa larg kemi arritur si industri. Viti i kaluar do të mbahet mend për një grup zhvillimesh unike në dizajnin e produktit dhe në inxhinieri,” tha Gregory Lee, president dhe CEO i Samsung Electronics në Amerikën e Veriut. “Ne jemi të nderuar që marrim mirënjohje vit pas viti nga CTA dhe industria për produktet tona të reja dhe zhvillimet tona dhe mbetemi të angazhuar për ofrimin e produkteve që janë projektuar të punojnë në mënyrën se si ju jetoni.”

Produktet Samsung që janë shpallur fituese për vitin 2017 përfshijnë:

TV QLED i ri line-up ka marrë më shumë se 20 çmime, duke përfshirë katër Çmime Inovacioni CES, Çmimin “Reviewed.com’s Editor’s Choice”, Çmimin “Ubergizmo’s Best of CES” dhe Çmimin si “Guruja më e mirë HD i CES”.

“TV Lifestyle Samsung”, i cili është projektuar për t’u dukur si një foto e shfaqur në mur, ka marrë çmimin e “Inovacionit më të mirë nga CTA” si dhe çmimin “Popular Mechanic’s Editor’s Choice”.

FlexWash dhe FlexDry i Samsung u nderuan me dy Çmime Inovacioni të CES dhe me çmime nga mediat, duke përfshirë çmimin “Techlicious Best” i CES, çmimin “Reviewed.com’s Editor’s Choice”, çmimin “The Verge’s Best of CES” dhe çmimin “TWICE Picks”.

Chromebook Plus dhe Pro i Samsung fitoi nga Trendet më të mira dixhitale në çmimet CES, çmimin “Wired’s Best of CES”, çmimet “BGR’s Best Laptops of CES”, çmimet “LAPTOP / Tom’s Guide Best of CES, Gear Patrol’s Best Products” nga çmimet CSE dhe “9to5Google’s Best” e zgjedhur nga CES.

Për më shumë informacion mbi Samsung në CES 2017, ju lutem vizitoni: www.news.samsung.com

Rreth Samsung Electronics America, Inc.

Me seli në Ridgefield Park, N.J., Samsung Electronics America, Inc. (VSM), është një lider i njohur inovativ në elektronikën e konsumit, pajisjeve mobile dhe zgjidhjeve sipërmarrëse. Një degë në pronësi të Samsung Electronics Co, Ltd, VSM po shkon përtej kufijve të teknologjisë së sotme dhe u siguron konsumatorëve dhe organizatave një portofol të produkteve inovatore në pajisje, internet, informatikë të lëvizshme, telefona inteligjentë, realitet virtual, infrastrukturë pa tela dhe pa veshje, duke ofruar përmbajtje dhe shërbim lidhur me pagesat celulare, videot VR 360 gradë, mbështetje ndaj klientëve dhe shumë më tepër. Samsung është lider në telefonat inteligjentë dhe HDTVs dhe një nga markat në rritje për pajisjet shtëpiake në SHBA. Për të zbuluar më shumë rreth Samsung, ju lutem vizitoni www.samsung.com. Për lajmet më të fundit të Samsung, ju lutem vizitoni news.samsung.com/us dhe na ndiqni në @SamsungNewsUS.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com.

SHKARKO APP