Samsung Galaxy note 5 është duke u shndërruar në një Note 7

Ndërkohë që Samsung nuk pati një eksperiencë të mirë me Galaxy Note 7 për shkak të problemeve që pajisja pati, gjigandi Korean është duke realizuar një numër të madh përditësimesh në smartfonët e tij për të sjellë veçori të Note 7 në ta. Një nga telefonat më të prekur nga kjo gjë është Note 5 i cili është duke marrë përditësime të shumta për tu afruar sa më shumë me “interface” e Note 7.

Samsung ka lëshuar së fundmi një përditësim i cili u bën të mundur përdoruesve të tij të kenë në telefon shumë veçori të pasardhësit të 5-ës por, nëse mendoni se do të ishte diçka e mirë të përditësonit pajisjen tuaj, do tu duhet të prisni pasi ky përditësim është i mundur vetëm në Koren e jugut.

SHKARKO APP