Samsung Galaxy S5 merr flakë

Shpërthimi i telefonave inteligjentë nuk përbën më një lajm të rëndësishëm, pasi kemi parë shumë raste të tilla, megjithatë ata vazhdojnë të tërheqin vëmendjen tonë, sidomos kur bëhet fjalë për pajisje që janë shumë popullore, si Phone 4S, për shembull, meqë edhe numri i përdoruesve është shumë i madh. Këtë herë, është Samsung Galaxy S5 që ka marrë flakë.

Ky incident i ka ndodhur një përdoruesi të Reddit, i cili postoi ngjarjen në këtë rrjet social, duke cituar se Samsung Galaxy S5 i tij mori flakë ndërkohë që ai ishte në një dyqan ushqimor. Sipas tij, bateria e telefonit ishte origjinale.
Ja cila është historia e telëfonit të pëdoruesit që tregon përdoruesi
 “Telefoni im Samsung Galaxy S5 mori flakë. Sot në mëngjes shkova në dyqan për të blerë disa ushqime. Nuk do të vonohesha shumë, prandaj e lashë Galaxy S5 në tavolinë dhe dola me vrap. Për çudi, kur u ktheva në shtëpi ndjeva një zjarr elektrik, ndërsa telefoni ishte në tavolinë duke nxjerrë tym. I hodha një gotë me ujë dhe pastaj fillova ta vështroj se çfarë kishte ndodhur. Për fat të keq, kam më shumë se një vit që e kam blerë telefonin, kështu nuk kam më garanci, që do të thotë se 400 dollarë ikën kot.”

SHKARKO APP