Samsung Kryen me Sukses Provën e Prototipit 5G

Samsung Electronics deklaroi sot se ka kryer me sukses provën e prototipit 5G me Institutin e Kërkimeve Mobile të Kinës (CMRI), që shënon një moment historik të bashkëpunimit midis dy kompanive që kur Samsung u bë anëtar i Qendrës Inovative China Mobile 5G në Qershor të vitit 2016.

Gjatë provës së 5G në Pekin, teknologjitë kryesore si moduli hapësinor dhe FBMC (Filter Bank Multicarrier) janë provuar për frekuencat e ulëta (3.5GHz), dhe u testuan performanca e kalimit, emetimi në dalje. Me sistemin e prototipit 5G të frekuencës super të lartë të Samsung dhe pajisjet e përshtatura nga teknologjia e avancuar e rrezeformimit, Samsung dhe “Instituti Kërkimor China Mobile” kanë kërkuar të verifikojnë së bashku përformancën e teknologjisë së Valës mm si dhe karakteristikat e frekuencës, duke përfshirë këtu lëvizshmërinë, pikun e kalimit, kapacitetin e planifikimit të shumë-përdoruesve si dhe trasmisionis e brendshëm të Valës mm, humbjen e depërtimit, etj.

“Pas shumë vitesh kërkimi dhe zhvillimi, Samsung ka akumuluar një pasuri të teknologjisë dhe eksperiencës lidhur me teknologjinë dhe zhvillimin e produktit 5G,” tha Dai Jun Zhang, Zëvendës Presidenti dhe Kreu i Institutit R&D të Samsung në Kinë – Pekin. “Për të përshpejtuar realizimin e standartizimit dhe komercializimit të 5G në Kinë, ne do të vazhdojmë të forcojmë përpjekjet tona të përbashkëta me qeverinë e Kinës, gjithashtu dhe me operatorët në të ardhmen.”

Që nga fundi i viteve 2000, Samsung vazhdimisht ka investuar në R&D për teknologjitë kryesore 5G dhe që prej vitit 2014, është fokusuar kryesisht në teknologjitë e komercializimit 5G. Përmes përpjekje të tij, Samsung ka arritur momente të rëndësishme në zhvillimin e teknologjisë 5G, duke përfshirë demostrimin i kalimit në një rrjet multiqelizor të Valës mm dhe teknologjiq me Frekuencat Radio (RF) thelbësore për minimizimin e pajisjeve dhe aparaturave. Samsung gjithashtu ka luajtur një rol kyç duke kontribuar në formimin e standardeve 3GPP dhe përpjekjeve për një standard global dhe të unifikuar 5G, i cili pritet të finalizohet në vitin 2018.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung Electronics Co, Ltd Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com.

SHKARKO APP