Samsung përgatit Galaxy S7, celulari me superparametra
Shumica e përdoruesve të Samsung Galaxy menduan se kompania zbuloi të gjitha modelet Galaxy, por duket se Samsung është duke u përgatitur për modelin Galaxy S7 më herët.
Sipas raporteve të ndryshme këtë javë, një version i Galaxy S7 është duke u testuar duke përdorur një çip Exynos M1.
Këto janë detajet e specifikave të Galaxy S7 që flitet se mund t’i ketë:
Celulari i ri i Samsung do të veprojë me një procesor Snapdragon 820 SoC që ka një shpejtësi prej 2.3GHz.
Me këtë performancë, RAM-i i Galaxy S7 mund të jetë 4GB, ndërsa hapësira e brendshme mund të jetë 32GB dhe 128GB, ose më shumë.
Galaxy S7 flitet se mund të përmbajë kamerë ISOCELL prej 20MGP, ndërkohë që ekrani i celularit do të jetë 5.1 inç me një rezolucion 4K.
Data e lançimit të Galaxy S7 është e paqartë, por celulari sipas të gjitha gjasave mund të hidhet në treg në prill të vitit të ardhshëm.