Samsung përgatit Galaxy S7, celulari me superparametra

Shumica e përdoruesve të Samsung Galaxy menduan se kompania zbuloi të gjitha modelet Galaxy, por duket se Samsung është duke u përgatitur për modelin Galaxy S7 më herët.

Sipas raporteve të ndryshme këtë javë, një version i Galaxy S7 është duke u testuar duke përdorur një çip Exynos M1.

Këto janë detajet e specifikave të Galaxy S7 që flitet se mund t’i ketë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Celulari i ri i Samsung do të veprojë me një procesor Snapdragon 820 SoC që ka një shpejtësi prej 2.3GHz.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë performancë, RAM-i i Galaxy S7 mund të jetë 4GB, ndërsa hapësira e brendshme mund të jetë 32GB dhe 128GB, ose më shumë.

Galaxy S7 flitet se mund të përmbajë kamerë ISOCELL prej 20MGP, ndërkohë që ekrani i celularit do të jetë 5.1 inç me një rezolucion 4K.

Data e lançimit të Galaxy S7 është e paqartë, por celulari sipas të gjitha gjasave mund të hidhet në treg në prill të vitit të ardhshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?