Samsung prezanton Galaxy A

Samsung Electronics Co., Ltd., prezantoi sot serinë më të fundit të Galaxy A. E disponueshme në Europë në dy versione – 5.2 inch A5 dhe 4.7 inch A3 – seria më e re e Galaxy A kombinon dizajnin e mrekullueshëm, një kamera zmadhuese, si dhe disa karakteristika që do e bëjnë jetën e përditshme të konsumatorëve më të përshtatshme.

“Në Samsung, ne përpiqemi gjithmonë t’ju sigurojmë klientëve tanë që të kenë produktet më të avancuara në treg”, tha DJ Koh, presidenti i Mobile Communications Business, në Samsung Electronics. “Seria më e fundit e Galaxy A është një provë për këtë. Ne kemi integruar qasjen tonë unike të dizajnit, si dhe funksione të cilat sigurojnë performancë të lartë pa u kompromentuar në stil, me të cilat konsumatorët e Galaxy do të bien në dashuri.”

Galaxy A përmban një kornizë metalike dhe një xham 3D që është pjesë e trashëgimisë së projektimit premium të Samsung. Me një kamera me shkëlqim, pajisja është më e lëmuar se kurrë dhe është e rehatshme si për t’u mbajtur dhe për t’u përdorur. Galaxy A vjen në katër ngjyra elegante duke përfshirë Black Sky (E zezë), Gold Sand (Ngjyrë ari), Blue Mist (Blu) dhe Peach Cloud (Ngjyrë pjeshke).

Kapja e momenteve që krijojnë kujtime të përhershme nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë se sa me Galaxy A e ri, në sajë të kamerës në pjesën e përparme dhe të pasme. Teknologjia e avancuar e kamerës tani ofron fokus automatik shumë të saktë, duke sjellë fotografi sa më të qarta, madje edhe ato që janë kapur me dritë të ulët.

Të bësh selfie nuk ka qenë kurrë më e lehtë, Prekni kudo në ekran për të bërë një selfie me rezolucion të lartë dhe përdorni blicin për një foto më të ndritshme. Kamera në Galaxy A gjithashtu ofron një UX të thjeshtuar, duke u lejuar konsumatorëve të ndryshojnë tonalitetin, filtrat më shpejt dhe të shtojnë efekte në fotot e tyre. Përdoruesit mund të përdorin mjete të veçanta të tilla si “Food Mode” për të rritur ngjyrat dhe kontrastet për fotot e zgjedhura.

Galaxy A është projektuar për të qenë afër kërkesave të përditshme të konsumatorëve dhe përfshin funksione shumë të dashura nga produkti më i shitur, smartphone Galaxy S7:

Për herë të parë, seria e Galaxy A ofron IP68 rezistente ndaj ujit dhe pluhurit, duke e lejuar atë t’i bëjë ballë elementeve të tillë si: shiu, djersa, rëra dhe pluhuri në mënyrë që përdoruesit të mund ta marrin pothuajse kudo me vete.

Një bateri që zgjat shumë do të thotë që përdoruesit mund të qëndrojnë të lidhur më gjatë, ndërsa Fast Charging u mundëson përdoruesve që ta karikojnë baterinë më shpejt batërinë se më përpara. Galaxy A është e pajisur edhe me portë Type-C USB-je për lidhje më të lehtë.

“Always on Display” i lejon përdoruesit të kontrollojnë njoftime të rëndësishme pa e hapur pajisjen, duke kursyer kohën dhe jetën e baterisë.

Rritja e memorjes dhe microSD suporton deri në 256GB që do të thotë se përdoruesit mund të bëjnë foto dhe të ruajnë informacione pa u shqetësuar për hapësirën në memorje.

Galaxy A do jetë e disponueshme në Europë në Shkurt. Për më shumë informacione, vizitoni www.samsungmobilepress.com.

SHKARKO APP