Samsung prezanton serinë e re të Galaxy J (FOTO LAJM)
Samsung Electronics Co., Ltd. lançoi sot serinë e re të Galaxy J. Të gjithë telefonët e rinj Galaxy J7, J5 dhe J3 ofrojnë performancë të lartë në një dizajn mahnitës të trupit të tyre metalik, me teknologji të përparuar të kamerës, të gjitha në një çmim shumë të favorshëm për të gjithë.
Galaxy J7 përmban një trup metalik premium dhe ekran AMOLED të plotë HD, jetëgjatësi më të gjatë të baterisë dhe 3GB RAM. Njësoj si J5 dhe J3, J7 ofron një përvojë të thjeshtuar të përdorimit të kamerës. Të dy J7 dhe J5 janë gjithashtu të pajisur me një kamera të përparuar me rezolucion më të lartë 13 megapiksel dhe kamera të pasme 13 megapiksel me blic LED, të cilat ndihmojnë përdoruesit të kapin imazhe të qarta dhe të mprehta, madje edhe në kushtet e dritës së zbehtë. Në përmirësim të mëtejshëm nga gama e mëparshme, që të dy Galaxy J7 dhe J5 kanë edhe skaner të gjurmëve të gishtave.
Galaxy J5, i cili është më kompakt, disponon një trup të plotë metalik dhe ekran të plotë HD AMOLED për një eksperiencë fantastike shikimi. Me kamerën e përmirësuar të përparme dhe të pasme 13 megapiksel dhe memorie të zgjerueshme me microSD për të mbështetur deri në 256GB, përdoruesit mund të kapin dhe të ruajnë me lehtësi përmbajtjen që është e rëndësishme për ta. Procesori më i shpejtë 1.6GHz gjithashtu e bën Galaxy J5 më të fuqishëm se kurrë.
Galaxy J3 gjithashtu përmban trupin metalik në atë masë që përputhet me dizajnin e lëmuar të pjesës tjetër të portofolit. Ky smartphon mund të ruajë po aq sa J7 dhe J5 për shkak të një kapaciteti më të madh të kujtesës (16GB) dhe 2GB RAM të përmirësuar, si dhe kapjen e imazheve më të mira se më parë, si rezultat i kamerës së pasme 13 megapiksel me fokus automatik të saktë. J3 gjithashtu përfshin adaptimin e platformës së mbrojtjes së sigurisë, Samsung Knox, e cila siguron përmbajtjen e pajisjes së telefonit duke përdorur inkriptim të avancuar të të dhënave.
“Seritë e Galaxy J janë një nga produktet tona më të shitura të smartphonëve në Europë”, komentoi Pavle Zobundzija, drejtor i departamentit të telekomunikacionit në zyrën rajonale përfaqësuese të Samsung Electronics.
“Ne jemi të bindur se dizajni i zgjeruar i serisë së re Galaxy J, teknologjia e shkëlqyer e kamerave dhe karakteristikat e performancës së lartë do të vazhdojnë të apelojnë tek klientët ekzistues dhe ata të rinj që kërkojnë një smartphone të dizejnuar bukur dhe të fuqishëm nga një markë premium, të gjitha me një çmim të volitshëm.”
Galaxy J7 dhe J5 do të jenë në dispozicion në Europë në muajin Qershor ndërsa Galaxy J3 në muajin Korrik.