Samsung prezanton telefonët inteligjentë pa kufij

 Samsung Electronics prezantoi sot në Prishtinë gjeneratën e tetë të smartfonëve Galaxy S8 dhe Galaxy S8+, telefonat inteligjentë që shtyjnë kufijtë e celularëve tradicionalë me dizajnin e mrekullueshëm dhe shumëllojshmërinë e shërbimeve të reja. Me lançimin e shërbimeve dhe aplikacioneve të shumta, si dhe me ekranin mahnitës pa kufij për një eksperiencë të të shikuarit 3D, Galaxy S8 dhe Galaxy S8+ sjellin një nivel të ri të funksionalitetit dhe komoditetit, duke hapur një galaksi mundësish për përdoruesit. Aktiviteti u zhvillua në ambjentet e Swiss Diamond Hotel dhe u moderua nga moderatori i mirënjohur Berat Miftari. Përfaqësuesi i zyrës rajonale të SAMSUNG Electronics Z. Arbër Shala, Account Manager i Samsung për Shqipërinë dhe Kosovën shprehu entuziazmin e tij në prezantimin e përformancës më të fundit të Samsung. “Kur projektonim këto pajisje të reja, qëllimi ynë kryesor ishte të krijonim telefona inteligjentë që nuk kanë kufij dhe që lejojnë klientët tanë të zbulojnë mundësi dhe eksperienca të reja. Jam i sigurtë se tani që po e shikoni e provoni vetë, ju jeni dakord me mua se rezultati përfundimtar është vërtetë i mrekullueshëm.” Detajet teknike dhe karakteristikat e dy smartfonëve u prezantuan nga Julian Kamberi, menaxher teknik i Samsung. Gjatë prezantimit të telefonave të rinj Galaxy S8 dhe Galaxy S8+, të pranishmit u informuan dhe provuan eksperiencën e shkëlqyer të karakteristikave fantastike si ekrani pa kufij, cilësia e mrekullueshme e imazhit, mënyra e re e ndërveprimit me telefonin si dhe risitë e reja jashtë telefonit.

Dizajni revolucionar i Galaxy S8 dhe S8+ fillon nga brenda jashtë. Çdo pjesë të strukturës së telefonit është rikonceptuar që të kapërcejë kufijtë e ekranit të smartfonit. Prandaj, përdoruesi shikon vetëm përmbajtje të pastër, pa kornizë. Është ekrani më i madh, më mahnitës që ekziston në një pajisje celulare të kësaj madhësie dhe mund të mbahet lehtë në dorë. Në dispozicion janë modelet 5.8 inç për Galaxy S8 dhe 6.2 inç për Galaxy S8+. Dizajni kompakt i Galaxy S8 mundëson përdorim të përshtatshëm me një dorë dhe xham Corning Gorilla Glass 5 si para ashtu dhe prapa për qëndrueshmëri dhe cilësi të lartë.

Në vazhdimësi të inovacioneve të reja të dizajnit, Samsung Galaxy S8 dhe S8+ janë pajisur me kamera premium 8 MP F1.7 inteligjente me autofokus të avancuar në pjesën e përparme dhe kamera 12MP F1.7 Dual Pixel në pjesën e pasme për foto më të mira edhe kur drita është e ulët, zmadhim më të mirë dhe anti-blur për përpunime të zgjeruara të imazhit.

Për një përformancë dhe lidhje të fuqishme, Galaxy S8 dhe S8+ përmban çipin e parë 10nm të industrisë, duke mundësuar shpejtësi të lartë dhe efikasitet. Ato gjithashtu ofrojnë gigabit LTE dhe gigabit Wi-Fi me mbështetje deri në 1 Gbps në mënyrë që përdoruesit të mund të shkarkojnë fotografi më shpejt, pavarësisht nga madhësia e tyre.

Si pajisjet e para mobile në botë të çertifikuara nga UHD Alliance si MOBILE HDR PREMIUM, Galaxy S8 dhe S8+ u lejojnë përdoruesve të shohin të njëjtat ngjyra dhe kontraste që përdorin prodhuesit e filmave. Gjithashtu, Galaxy S8 dhe S8+ ofrojnë eksperiencë të një niveli më të lartë për lojëra me teknologji grafike superiore dhe të gjalla, ashtu si “Paketa e Lojërave”, duke shfaqur titujt më të kërkuar dhe tituj të mbështetur nga Vulkan API.

Përveç kësaj, Galaxy S8 dhe S8+ ofrojnë një përzgjedhje të gjerë të teknologjive biometrike, duke përfshirë një skaner për gjurmët e gishtave, skaner të irisit dhe njohjen e fytyrës.

Galaxy S8 dhe S8+ vijnë me karakteristikat themelore të Galaxy që dëshirojnë përdoruesit duke përfshirë:

Rezistencë IP68 ndaj ujit dhe pluhurit

Kartë MicroSD që suporton deri në 256GB

Ekrani “Always-on”

Aftësi për karikim të shpejtë dhe me wireless

Bixby është një ndërfaqe inteligjente që do të ndihmojë përdoruesit të kuptojnë më shumë telefonin e tyre. Me butonin e ri Bixby, ata janë në gjendje të hyjnë në BIXBY dhe të lundrojnë në shërbimet dhe aplikacionet me zë, prekje, vizion dhe komanda teksti. Në lançim, funksioni Voice BIXBY do të integrohet me disa aplikacione bazë të Samsung dhe funksione duke përfshirë kamerën, kontaktet, galerinë, mesazhet dhe menunë, me planin për të zgjeruar kapacitetet e saj për të përfshirë më shumë aplikacione Samsung dhe aplikacione të palës së tretë në të ardhmen e afërt. Aftësitë e ndërgjegjësimit kontekstual i mundësojnë BIXBY të ofrojnë ndihmë të personalizuar bazuar në atë që ajo mëson në mënyrë të vazhdueshme në lidhje me interesat, situatat dhe vendndodhjet e përdoruesit.

Përdoruesit gjithashtu mund të bëjnë blerje, të kërkojnë për imazhe dhe të marrin informacione për vendet afër tyre me teknologjinë e njohjes së imazhit të Bixby. Ndërkohë që ekosistemi i Bixby do të rritet, ai do të lidhë aplikacionet dhe shërbimet mes pajisjeve si një ndërfaqe gjithpërfshirëse dhe do të hapë eksperienca dhe skenarë të rinj për t’iu thjeshtësuar jetën përdoruesve.

Përtej eksperiencës së telefonit, Galaxy S8 dhe S8+ ofrojnë një portofol të fuqishëm të produkteve dhe shërbimeve, duke rritur eksperiencën premium të të dyja pajisjeve për produktivitet dhe lidhje të telefonëve inteligjentë.

Galaxy S8 dhe S8+ zbulojnë Gear VR e ri me Telekomandë, mundësuar nga Oculus. Duke mundësuar një kontroll dhe përdorim të përshtatshëm me një dorë, telekomanda siguron ndërveprim më të mirë të lëvizjes gjatë qasjes së përmbajtjes interaktive VR. Galaxy S8 dhe S8+ do të lidhen gjithashtu me Gear e ri 360 për të krijuar video 4K 360° dhe foto 15MP.

Duke zhvilluar fuqinë e përpunimit të Galaxy S8 dhe S8+ për rritjen e produktivitetit, Samsung Dex është një zgjidhje unike që shndërron telefonin në një desktop, duke siguruar një eksperiencë të sigurtë. Me Samsung Dex, përdoruesit mund të shfaqin dhe redaktojnë me lehtësi të dhënat nga telefoni i tyre, duke punuar në një telefon të shpejtë dhe inteligjent.

Përveç kësaj, sa më shumë pajisje IOT të hyjnë në treg dhe rrjeti të bëhet më kompleks, Samsung Connect do të thjeshtësojë menaxhimin e pajisjes së zgjuar. Me Samsung Connect, përdoruesit mund të aktivizojnë me lehtësi pajisjet IOT nëpërmjet një procesi të shpejtë konfigurimi me tre hapa dhe të menaxhojnë të gjitha pajisjet e lidhura nëpërmjet një aplikacioni të integruar.

Galaxy S8 dhe S8+ vijnë edhe me shërbimin e përmirësuar Samsung Health, zgjerimin e një prej shërbimeve më të përdorura gjerësisht Samsung me 60 milionë përdorues aktivë mujor dhe 11 milionë përdorues aktivë ditor në mbarë botën. Samsung Health përfshin tele-Health (vetëm në SHBA), kujdes shëndetsor personal, kapacitete sociale që ripërcaktojnë shëndetin tradicional dhe fitnes.

Kufjet e reja me përformancë të lartë nga “AKG by Harman”, ofrojnë audio pa kompromis për cilësinë më të lartë të zërit dhe vijnë si një aksesor në kuti. Këto kufje do të ketë një përshtatje hibride për anulimin e zhurmave dhe do të përbëhen nga materiale metalike të ndërthurura me pëlhurë.

Galaxy S8 dhe Galaxy S8+ janë në shitje në Kosovë pranë partnerëve tanë Gama Electronics, Neptun, IPKO, Zone Mobile, duke filluar nga data 28 Prill. Ata ofrohen me disa ngjyra që përfshijnë Midnight Black, ngjyrën Violet dhe ngjyrën Arctic Silver. Çmimet e sygjeruara të shitjes me pakicë janë 879 Euro për Galaxy S8 dhe 999 Euro për Galaxy S8+.

SHKARKO APP