Samsung S6 do të dalë në 1 Mars

Samsung ka në plan të ofrojë një varitet modelesh të Galaxy S6. Themi kështu sepse disa imazhe ekskluzive janë publikuar nga vendlindja e Samsung që eshtë pikërisht Koreja.

Imazhet e publikuara nga një distributor i pajisjeve elektronike të Samsung në Kore shfaqin 5 variante të ndryshme të smartfonit të ardhshëm të kompanisë. Në foto gjendet edhe një version i stilit Edge, ngjashëm me Note Edge. Kompania ka përqendruar të gjithë potencialin e saj në smartfonin e ardhshëm të cilin nuk do ta zbulojë deri në eventin e datës 1 Mars.

Imazhi i publikuar shfaq pesë telefonët të pasqyruar në 3D. Smartfoni në të majtë ngjason me një model standart të Galaxy S6. Ndërsa dy modelet e fundit në të djathtë duket të jenë paisur me stilin Edge dizenjuar fillimisht në modelin Note Edge. Qartësisht mund të vemë re edhe një kornizë metalike që mbështjell skajet e telefonit si dhe një buton “Home” fizik. Raportet e ZDnet Korea sugjerojnë se Galaxy S6 do të ketë një trup alumini.

Kompania është gjendur në vështirësi nga konkurrenca e Apple dhe prodhues kinez në rritje si Xiaomi. Këto vështirësi u qartësuan në raportin financiar të 2014-tës ku Samsung raportoi rënie të dukshme prej 64 % në fitime. Dhe kjo është një arsye e forte për kompaninë e cila ka kuptuar realisht ku qëndron problemi. Telefonët prej plastike të japin ndjesinë e një produkti të lirë dhe përdoruesit nuk e pëlqejnë këtë. Samsung e ka filluar këtë ndryshim tashmë me modelet Galaxy A3, A5, A7 të cilët karakterizohet nga një trup alumini. 

SHKARKO APP