“Samsung” vjen me smartphone të përthyshëm

“Samsung” vjen me smartphone të përthyeshëm. E në fakt zërat mbi një smartphone elastik të “Samsung”, të quajtur “Galaxy X”, forcohen më tej falë një kërkesë për patentë që është depozituar në Korenë e Jugut.

Faqja “International Business Times” ka sjellë pamje të idesë se si duhet të jetë kjo pajisje. Ndërkohë vetë kompania është shprehur se nëse ky model miratohet do të jetë një telefon që përkulet në qendër dhe që do të ketë të gjithë ekranin brenda.

“Do të jetë dhe një ekran i dytë që aktivizohet kur pajisja mbyllet”, njofton “Samsung”. E sigurt është “Galaxy S8”, smartphone i ardhshëm, që do të mbështetet në një asistent dixhital bazuar në inteligjencën artificiale. Ndoshta “Samsung” do të përdorë teknologjinë “Viv Labs”, e specializuar në inteligjencës artificiale.

SHKARKO APP