“Së bashku për një internet të sigurt”

Vodafone Albania promovon  iniciativat për internetin e sigurt

Në kuadër të aktiviteteve në javën e Internetit të Sigurt, Vodafone Albania në bashkëpunim me Qendrën Protik dhe me mbështetjen e Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë zhvilluan konferencën “Së bashku për një internet të sigurt”, e cila hapi siparin e një sërë aktivitetesh që do të zhvillohen gjatëkësaj jave si “Siguria online për fëmijët” dhe “Gjithëpërfshirja dhe aksesi online”.

Zhvillimi i teknologjisë paraqet një sfidëpërgjithëshoqërinë, posaçërishtpërfëmijët dhe të rinjtë. Sa më shumë fëmijët të përdorin internetin dhe pajisjet e teknologjisë informative aq më shumë duhet të kujdesemi që ata të rrisin njohuritë për përdorimin e këtyre pajisjeve dhe për rreziqet që vijnë nga përdorimi jo i sigurt i internetit.

Për të rritur informimin dhe sensibilizimin e prindërve dhe mësuesve mbi internetin e sigurt, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve me mbështetjen e Vodafone Albania prezantojnë botimin e parë tënjë manuali për prindër dhe mësues lidhur me sigurinë e fëmijëve në internet që do tëshpërndahet nëpër shkolla, si dhe njohjen nga afër të aplikacioneve tësigurisë të ofruara nga Vodafone Albania që mund të instalohen për të siguruar aksesin e sigurt online të tilla si: Safebeep, Vodafone Guardian, Vodafone Secure Net etj.

Rreziqet për fëmijët gjatë përdorimit të internetit mund të jenë të shumta, në varësi të moshës, fazës së zhvillimit dhe mënyrës sesi lidhen në internet, të tilla si: ngacmimi virtual, takimi me njerëz të panjohur, ekspozimi ndaj përmbajtjes pornografike, lojërat online, si dhe keqpërdorimi i të dhënave personale.

Në studimin e zhvilluar nga World Vision në 2014, ku u intervistuan 900 fëmijë të moshës 13-18 vjeç nga qytetet Tiranë, Korçë, Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Peshkopi rezultoi se:

  • 62% e fëmijëve që kanë akses në internet kanë një kompjuter në dhomën e tyre të gjumit
  • 44% e fëmijëve përdorin internetin për të parë rregullisht materiale pornografike
  • 45% e fëmijëve përballen me ngacmime, vjedhje të fjalëkalimeve, si dhe shikim të paqëllimshëm të materialeve pornografike gjatë përdorimit të internetit çdo ditë
  • 68% e fëmijëve konfirmojnë ekzistencën e kompjuterëve ose ekraneve që shfaqin materiale pornografike në kundërshtim me dëshirën e tyre
  • Fëmijët e intervistuar raportojnë që janë kontaktuar online nga qytetarë të huaj të panjohur. Shumica e tyre janë nga Mbretëria e Bashkuar (33%), Italia (14%) dhe nga SHBA (8%). Rreth 47% e fëmijëve të intervistuar pranojnë që brenda vitit të kaluar janë kontaktuar online nga një individ i panjohur

Aktivitetet e organizuara nëkuadër tësigurisë online ofrojnë mundësi për të diskutuar rreth sfidave të sigurisë kibernetike,raportit të fëmijëve me të, ndërgjegjësimin e prindërve dhe rolin e të gjithë institucioneve dhe aktorëve për të kontribuar drejt një interneti të sigurt në këtë drejtim.

Për më shumë informacion rreth iniciativave dhe projekteve të Vodafone Albania mbi internetin e sigurt, ju lutem vizitoni www.vodafone.al ose dërgoni email nëmedia.al@vodafone.com.

SHKARKO APP