Së shpejti del aplikacioni që ju çliron nga varësia ndaj teknologjisë
Teknologjia ka avancuar shumë dhe ende nuk dihet nëse ajo mund të ketë një fund. Por, së fundmi është gjetur një applikacion i ri për të fituar ndaj varësisë teknologjike.
Pra të fitosh ndaj varësisë prej smartphone, tani është e mundur edhe përmes një aplikacioni, edhe pse duket pak si e pakuptimtë.
Edhe pse disa përdorues sidomos të rinjtë, zakonin e përdorimit të telefonit e kanë shndërruar në sëmundje tashmë, që rrezikon të marrë formë ekstreme nomofobi sic quhet ndryshe.
Por rrini të qetë, tani për të gjithë ne vjen OTOMOS, aplikacioni që na shkëput nga teknologjia. Në Japoni do të jetë në treg në muajin Gusht, dhe është i menduar kryesisht për prindërit që duan të luftojnë varësinë e fëmijëve nga ekranet smart, përcjell “techSot”
OTOMOS është një lloj “Timer” që fikson telefonin e fëmijëve, në formën e lojës.
Përmes aplikacionit mund të imponosh kohën e përdorimit të telefonit fëmijës, i cili edhe caktivizohet.