FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Së shpejti televizori Apple

Apple mund të prezantojë një pajisje të re Apple TV në Konferencën Mbarëkombëtare të Zhvilluesve, që do të zhvillohet në muajin qershor. Ky lajm është bërë i ditur nga Buzzfeed, e cila citon burime të afërta me kompaninë.
Raporti sugjeron se hardueri do të ketë një dizajn të ri, çipin A8 të Apple-it, më shumë hapësirë, si dhe asistentin virtual Siri dhe integrimin e platformës Homekit. Televizori i ri i Apple-it do të ketë dyqanin e tij virtual të aplikacioneve, App Store, dhe një zhvillues softueri, që do t’u japë mundësi zhvilluesve të krijojnë aplikacione të reja për ekranet e televizorëve.
Këto veçori shtesë mund të ndihmojnë Apple-in të korrë sukses në tregun e televizorëve, ku konkurrenca është e fortë. Shumë kompani teknologjike i janë bashkuar tregut të televizorëve, përmendim këtu Amazon-in me pajisjen shumë popullore Fire TV, Google-in me platformën e saj Android TV, Microsoft-in, e cila do të sjellë aplikacione Ëindoës tek konsola e saj Xbox One në fund të këtij viti.
Veçoria më interesante, që përdoruesit e Apple TV kanë kohë që e presin, është kontrolluesi zanor Siri. Apple mund të prezantojë në fund të këtij viti shërbimin e ri të abonimit tek televizorët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?