Sekretet e pista të makinave

Falsifikimi i testeve të ndotjes nga Volksëagen hap derën për një industri ndryshe të prodhimit të makinave.

Sekretet e pista të makinave

Shkarkimet e oksideve të azotit (Nox) dhe lëndëve të tjera të dëmshme nga makinat dhe automjetet e ndryshme shkaktojnë një numër të madh vdekjesh në moshë të hershme, ndoshta 58 000 në vit vetëm në Amerikë, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.
Pra, skandali që ka përfshirë javën e fundit Volksëagen (VË) nuk bën fjalë për kundravajtje të vogla apo krim pa viktima.
Prodhuesi gjerman i makinave ka pranuar se ka instaluar softëare të posaçëm në 11 miliona makina me naftë në mbarë botën, falë të cilëve këto makina kanë kaluar testet e rrepta amerikane lidhur me nivelin e shkarkimeve të azotit. Por, sapo makinat dalin jashtë laboratorit të kontrollit, softëare çaktivizohet dhe ata fillojnë të nxjerrin tym 40 herë mbi nivelin e lejuar. Dëmi që VË i ka shkaktuar vetë kompanisë është i madh. Por ngjarjet e kësaj jave do të ndikojë prodhuesit e tjerë të makinave, shtetet e ndryshme dhe vetë të ardhmen e naftës.

Ëinterkorn po falimenton

Shefi ekzekutiv i VË, Martin Ëinterkorn ka dhënë dorëheqjen dhe kompania ka hequr menjëanë 6.5 miliardë € (7.3 miliard $) që parashikohet të përdoren për të shlyer dëmin. Por investitorët druhen se më e keqja nuk ka ardhur akoma. Jo më larg se 4 ditë më parë pas skandalit të 18 shtatorit, aksionet e VË ranë me një të tretën e tyre dhe kompania shënoi një humbje prej 26 miliardë €.
Pas të gjitha gjobave, kërkesave për kompensim, padive të ndryshme, kostot janë përfshirë në shumën e llogaritur më lartë. Departamenti i Drejtësisë së Amerikës me të drejtë ka nisur një hetim penal kundrejt kompanisë.
Ndërsa, vendet e tjera duhet të ndjekin shembullin e Koresë së Jugut dhe të hetojnë se çfarë ndikimi ka patur VË në tregun e tyre. Edhe pse disa shoferë kinezë kanë blerë makina me naftë të firmës VË, skandali mund të nxisë qeverinë për t’i kërkuar firmës dëmshpërblim për ndotjen mjedisore dhe dëmet e shkaktuara.
Lidhur me faktin nëse duhej apo jo që shefi ekzekutiv Ëinterkon të mbante përgjegjësi personale për skandalin, ishte me vend që ai të pushohej nga puna. Profesioni i tij si inxhinier, për të cilin është i njohur, po ashtu edhe fakti që duhet t’i kushtojë vëmendje detajeve gjatë punës.
Edhe nëse ai nuk kishte dijeni për softëaret “mashtruesë” të vendosur, vetë pozicioni i tij i punës është i tillë që Ëinterkorn duhet të kishte të gjithë informacionin e nevojshëm. Shitja e një numri të madh makinash, me idenë që motorët e tyre ishin të pastër, ka qenë një skemë e sajuar mirë nga ana e VË për të dominuar tregun amerikan, si edhe për të parakaluar Toyota e Japonisë, që njihet edhe si prodhuesi më i madh.
Një ndryshim në krye të kompanisë edhe një gjobë e rëndë nuk duhet të jenë fundi i çështjes. Prokurorët e Amerikës duhet të mbajnë premtimin e tyre për të shkuar pas individëve përgjegjës për krimet e korporatave, në vend që të ndëshkojnë vetëm aksionerët e kompanive duke u vendosur gjoba të mëdha. Shumica e skandaleve të fundit bankare kanë përfunduar jo vetëm në sallën e gjyqit, por në vendbanime të errëta dhe me gjoba të mëdha.
Më herët këtë muaj, Departamenti i Drejtësisë njoftoi një marrëveshje $ 900 milion me GM, prodhuesi më i madh i Amerikës, për dështimin me makinat e tyre gjatë ndezjes duke i fajësuar për aksedentet e ndodhura, të cilat vranë të paktën 124 vetë dhe plagosën 275 të tjerë.
Kjo duhet të ndryshojë dhe autoritetet e dinë atë. Në një fjalim të këtij muaji, zv. Prokurori i Përgjithshëm i Amerikës, Sally Jets, tha se nga tani e tutje, bizneset gjobitëse do të marrin vendin e dytë për të ndjekur akuzat penale dhe civile kundër individëve.
Një firmë e akuzuar nuk do të ketë më akses për të bashkëpunuar me hetuesit, nëse ajo jep thjesht emrat e çdo menaxheri ose punonjësi të lidhur me dëmin dhe kërkon të mbledh dhe më pas të paraqesë prova të përgjegjësisë së tyre personale. VË është një provë e kësaj qasjeje të re që po aplikohet.
Megjithatë, efektet më të mëdha të këtij skandali do të ndihen përtej Atlantikut.
Skulduggery VË ngre pyetjen nëse prodhuesit e tjerë të makinave kanë përdorur truke të ngjashme, qoftë edhe për të kaluar kontrollet laboratorike në Europë lidhur me shkarkimet e oksideve të azotit.
BMË dhe Mercedes, dy prodhuesit kryesorë gjermanë, nxituan të këmbëngulin se ata nuk kishin lidhje me të tilla ngjarje. Megjithatë, në Evropë dihet që testimet janë një farsë.
Së paku rregullatorët amerikanë, ndryshe nga ato të Europës, vënë në sfidë testet e tyre për të verifikuar gjetjet e prodhuesit. Por, kjo është koha kur ky sistem i tërë u fshi dhe u zëvendësua kudo, me testimin plotësisht të pavarur të makinave në kushte reale ngarjeje. Tani, duke iu referuar ngjarjes së ndodhur me VË, zemërimi është i madh dhe është koha për të vepruar. Kjo do të thotë tejkalimin e kundërshtimeve të prodhuesve të makinave.
Por, kjo gjithashtu kërkon që rregullatorët evropianë të ndryshojnë qëndrimet e tyre për naftën, e cila është përgjegjëse për gjysmën e makinave të shitura në kontinent.
Automjetet me naftë mund të jenë shumë ekonomike në karburantë (dhe në këtë mënyrë çlirojnë relativisht pak dioksid karboni), por shpesh në raport me koston e rritjes së shkarkimeve të NOx. Kjo tregti është vendosur në favor të naftës nga regjimi i krimbur i testimit të Evropës dhe standardet janë më të buta për komisionet e shkarkimeve të oksideve të azotit (Nox).

Fundi i makinave me naftë?

Edhe nëqoftëse prodhuesit e tjerë të automjeteve më naftë, nuk kanë përdorur taktika të tilla mashtruese për të kaluar testet e kontrollit, skandali me makinat e VË do të thotë se këto prodhues makinash duhet të luftojnë për të përmbushur standardet e aplikuara në mënyrë rigoroze për të dy llojet e emetimit. Disa i druhen faktit se ky mund të jetë fundi i makinave me naftë. Ndoshta mund të jetë kështu. Nuk ka ende hapësirë për të përmirësuar motorat me benzinë dhe për të kaluar në makina më të pastra të cilat përdorin metan, hidrogjen dhe energji elektrike, ose janë hibride.
Një garë prej qindra miliarda dollarësh është tashmë në process në mes të këtyre teknologjive të ndryshme dhe midis krijuesve, si mënyrë për të përmbushur objektivat. Nëse sjellja e VË do të sjellë vdekjen e makinave me naftë, kësaj radhe mund të ndodh vërtet pas kaq shumë testesh të rreme. Ndoshta ky do të jetë një fillim i mirë për nisjen e epokës së makinave elektrike.

Përktheu: Sidorela Lepri/Koha Jonë 

SHKARKO APP