“Sepheus”, roboti i pamposhtur në poker
Nëse mendoni se jeni të pamposhtur në poker, atëherë provojeni njëherë të luani kundër “Sepheus”, programit të krijuar së fundmi nga disa shkencëtarë. Ato thonë se është i pamposhtur.
Programi është ndërtuar nga programues kanadezë dhe është në gjendje që të luajë dhe interpretojë 24 triliardë duar për sekondë në një periudhë prej dy muajsh, që do të thotë se ka luajtur lojën e famshme të letrave më shumë se gjithë njerëzimi në të gjitha kohërat.
“Programi mund të përballet me lojtarët më të mirë të pokerit sot në botë dhe në fund do të jenë ata që do të humbasin paratë e tyre”, thotë Michael Boëling nga Universiteti i Albertas në Kanada, udhëheqës i grupit të shkencëtarëve që programoi “Sepheus”.
Në fakt prej katër dekadash pokeri ka qenë një lojë e papërshtatur për inteligjencën artificiale për vetë natyrën e lojës, por me hedhjen e “Sepheus” kjo gjë ndryshon.
Përgatiti: S.L