Shkenca: Vitin e ardhshëm kompjuteri mund të lexojë mendjen njerëzore

Përparimet e mëdha në fushën e komunikimit mes trurit dhe kompjuterit shumë shpejt do ta bëjnë komunikimin mes trurit të një personi me trurin e personit tjetër një realitet. Ndonëse mund të tingëllojë si një skenar i filmave fantashkencë, përparimet e shënuara deri më tani tregojnë për një mundësi të lartë që një gjë e tillë të ndodhë gjatë vitit 2017, transmeton gazeta Kosova Sot.

Njëra nga vështirësitë më të mëdha në leximin e mendjes së një personi është të kuptuarit e mënyrës se si përfaqësohen aktivitetet e ndryshme të trurit. Këto skema nuk janë të njëjta për të gjithë njerëzit – mënyra se si mendojmë për një koncept të caktuar varet nga përvoja dhe kujtimet që ne i kemi. Për ta realizuar komunikimin mes trurit të një personi dhe atij të një personi tjetër, është e nevojshme të interpretohen mendimet e një personi dhe pastaj të aktivizohen kujtimet e njëjta në trurin e pranuesit nëpërmjet kompjuterit. Shkencëtarët thonë që janë afër!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?