FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkencëtarët: Një meteor ka goditur pjesën perëndimore të Kubës më 1 shkurt

Shërbimi kombëtar amerikan i motit dhe shkencëtarët kubanë thonë se një meteor mund ta ketë goditur pjesën perëndimore të Kubës më 1 shkurt.

“Radarët mund të kenë detektuar një meteor që ka prekur pjesën perëndimore të Kubës më 1 shkurt”, thuhet në një njoftim.

Sipas shkencëtarëve, meteori mund të ketë goditur në afërsi të Vinales, “në një lartësi prej rreth 7900 metrash në nivelin e tokës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Media shtetërore në Kubë ka raportuar se banorët dhe turistët në atë zonë kanë parë një ndriçim në qiell që është pasuar nga një shpërthim dhe shkencëtarët besojnë se kjo mund të ketë qenë një meteor që ka goditur këtë pjesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shefi i byrosë së CNN në Havana, Patric Oppmann gjithashtu ka raportuar se “banorët e Vinales kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe thonë se një meteor i vogël mund të ketë goditur këtë qytet”.

Vinales gjendet rreth 180 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Havana dhe është një zonë turistike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?