FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkrirja Fiat-Renault, Le Maire: Do të kryhet, por nuk ka nevojë për nxitim

Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, tha se nuk ka nevojë për nxitin më lidhje me shkrirjen prej 35 miliardë dollarë të Renault dhe Fiat Chrysler. Megjithatë, ai përsëriti se kërkon që marrëveshja të zhvillohet. Le Maire shtoi se Qeveria kërkon garanci për vendet e punës të entit të ri që do të ketë selinë në Paris.

Do të marrim kohë për t’i bërë gjërat si ç’duhen.  Kjo marrëveshje përbën një mundësi, pasi konsolidon pozitën tonë në industri dhe krijon një kampion europian në rang botëror si dhe jep mundësinë për të financuar makinat elektrike.  Unë kërkoj siguri për vendet e punës, për selinë në Paris, për qendrat industriale si dhe për një qeverisje të mirë,” ka thënë le Maire.

Sipas Burimeve, Fiat Chrysler ka zgjidhur çështjet kryesore me Francën mbi shkrirjen me Renault,  ndërkohë që bisedimet për bashkimin e kompanive kanë bërë progres. Fiat, Renault dhe shteti francez që zotëron 15% të kompanisë, kanë zhvilluar bisedime mbi ofertën e prodhuesit italiano-amerikan për të krijuar kompaninë e tretë më të madhe në botë të industrisë së makinave. Franca ka mirëpritur gjerësisht marrëveshjen me kusht që të garantojë vendet e punës në zyrat dhe fabrikat e Renault, ndërkohë që ruan edhe marrëdhënien me aleatin japonez, Nissan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?