Shtëpia e Bardhë më pranë të rinjve, zbarkon në Snapchat
Pas Wall Street Journal edhe Shtëpia e Bardhë ‘ në gjah’ të të rinjve dhe zbarkon në Snapchat, çati ‘përdor dhe fshi’, shumë popullor mes adoleshentëve amerikanë.
Nga llogaria zyrtare, e publikuar në vigjilje të Shtetit të Bashkimit, që mbahet këtë të martë, stafi presidencial do i dërgojë një mesazh me foto dhe jnë klip të shkurtër të pas kuintave të fjalimit të presidentit Barack Oabam, që do te jetë streaming në YouTube dhe për herë të parë në Amazon Video Shtëpia e Bardhë po përforcon praninë e saj zyrtare në rrjetet sociale online, së fundmi, në Twitter dhe në Facebook.
“Janë mbi 100 milionë përdorues aktiv në Snapchat me 60% të përdoruesve amerikanë në smartphone të moshave nga 13 deri në 34 vjeç që përdor këtë platformë”, shkruan Shtëpia e Bardhe teksa bën të ditur aktivizimin.