Si i ka ndryshuar shkenca dhe teknologjia zakonet e duhanpirësve?

Teknologjia – bota rrotullohet rreth saj. Ajo ka ndryshuar rrënjësisht jetën tonë në sfera të ndryshme, nga inteligjenca artificiale, te mënyra se si punojmë, komunikojmë, udhëtojmë, kujdesemi për shëndetin tonë dhe heqim dorë nga zakonet e këqija si duhanpirja.

Forcat e kombinuara të shkencës dhe teknologjisë luajnë një rol të madh në luftën kundër pasojave të pirjes së duhanit.

Shkenca ka sjellë një revolucion të vërtetë në këtë fushë, në njëkohë kur shumë vende të botës po përpiqen të gjejnë një mënyrë për t’u përballur me një numër të madh të duhanpirësve. Pavarësisht fushatës prej dekadash kundër cigareve tradicionale, ende ka rreth një miliard duhanpirës në botë.

Pikërisht për këtë, shkenca i ofroi përgjigje pyetjes – Si tindihmojmë të gjithë ata duhanpirës që, edhe pse të vetëdijshëmpër dëmin, nuk duan ta lënë duhanin?

Përgjigja është: Alternativa më pak të dëmshme.

Bëhet fjalë për produkte që ngrohin duhanin dhe janë një formëmë pak e dëmshme e konsumimit të nikotinës.

Ky produkt i gjeneratës së re redukton substancat e dëmshme me 95% sepse përdor një sistem që nuk e djeg duhanin, por e ngrohatë.

Çfarë tjetër e bën këtë opsion më pak të dëmshëm për duhanpirësit?

Avantazhi më i madh qëndron pikërisht në procesin e rëndësishëm të ngrohjes që eliminon djegien dhe të gjithapasojat që ajo sjell.

Tymi i duhanit është shumë më tepër se tymi i zakonshëm që ne e shohim me sy të lirë, dhe është pikërisht cfarë krijohet nga djegia. Kur ndizet një cigare, duhani fillon të digjet dhe krijohet tym përmes të cilit duhanpirësit thithin jo vetëm nikotinë, poredhe më shumë se gjashtë mijë substanca, prej të cilave rreth100 dihet se janë të dëmshme ose potencialisht të dëmshme, përfshirë monoksidin e karbonit.

Shkencëtarët kanë arritur të eliminojnë këtë problem kyç tëkrijuar nga tymi i duhanit duke krijuar një teknologji të re tëkonsumit të duhanit, siç janë produktet pa tym.

Kur përdorni këto produkte alternative, nuk krijohet tym, dhendryshimi i rëndësishëm është se cigaret krijojnë katranin, i ciliështë produkt i djegies. Kur i qasemi këtij lloji të konceptit të reduktimit të dëmit, është e rëndësishme të theksohet se produkte të tilla nuk janë pa rrezik dhe se përdorimi i tyre çlironnikotinë, e cila krijon varësi.

Këto produkte janë destinuar ekskluzivisht për duhanpirësit e rritur, të cilët, në rrethana të ndryshme, do të vazhdonin të konsumonin cigare klasike.

Puna e shkencës dhe teknologjisë mori konfirmimin nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), e ciladeklaroi se produktet pa tym me mbështetje shkencore, janëtërësisht të ndryshme nga cigaret dhe se ekspozimi ndaj substancave potencialisht të dëmshme gjatë përdorimit të tyre është reduktuar ndjeshëm në krahasim me pirjen e cigareveklasike.

SHKARKO APP