Si i shndërron Izraeli ushtarët në biznesmenë
Njësia 8200 është dega elitare e Forcave Mbrojtëse të Izraelit, apo e njohur shkurt në anglisht, IDF (Israel Defense Forces).
Ajo i specializon ushtarët në sigurinë kompjuterike, por dhe në gjëra të “errëta”, më të diskutueshme, siç janë spiunazhi dhe sulmet kibernetike.
Njësia i ngjan Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) në SHBA.
Pra, nuk është e çuditshme që Njësia 8200 dhe IDF do të nxisnin startup-e të mençura dhe interesante të teknologjisë. Çfarë është e mrekullueshme është se si Izraeli i ka kthyer ushtarët e saj në sipërmarrës.
Izraeli është bërë një lider botëror jo vetëm në fushën e sigurisë, por edhe në çip, shtypje, bioteknologji dhe softueret e korporatave.