FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Si ta zbuloni nëse po ju përgjojnë Whatsapp-in

Nga frika e hakerave, WhatsApp ka përgatitur me urgjencë një përditësim sigurie për të mbrojtur përdoruesit. Ditën e martë, kompania zbuloi se në platformën e mesazheve ka një lloj “çarje” që i ka lejuar sulmuesit kibernetikë që të instalojnë një kod të dëmshëm tek përdoruesit.

Kodi i dëmshëm thuhet se po transmetohet me anë të një telefonate që është në një farë mënyre një kurth. WhatsApp njofton gjithashtu se kodi mund të transmetohet edhe nëse përdoruesit nuk i përgjigjen telefonatës.

Cilët celularë janë prekur?

Swiss Digital Desktop Reklama

Kompania pretendon se ka 1.5 miliardë përdorues të cilët mund të jenë prekur përfshirë këtu ata që përdorin iPhone, celularë që operojnë me Android, ata me Ëindoës dhe pajisjet Tizen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si ta zbuloni nëse jeni prekur?

Numri i saktë i personave të prekur nuk dihet ende. Por, sipas kompanisë, nëse nuk keni marrë ndonjë telefonatë nga persona të panjohur, atëherë mund të mos jeni prekur.

Si të mbroheni?

WhatsApp e ka rregulluar tashmë problemin, por që të jeni të sigurt duhet që të instaloni përditësimin e fundit të aplikacionit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?