Si të fshini fotot në Facebook

Pjesa më e madhe e jona kanë dhjetëra, qindra apo mijëra foto në Facebook. Një virus tek ky uebsajt, që tani është hequr, mund të kishte lejuar piratët kibernetikë t’ua fshinin menjëherë të gjitha këto foto.

Virusi u zbulua nga blogeri Laxman Muthiyah. Ai mund t’i fshinte të gjitha albumet me foto vetëm me një kod me katër rreshta.

Fatmirësisht, Muthiyah vendosi ta raportojë virusin tek ekipi i Facebook-ut, të cilët morën menjëherë masa për ta rregulluar problemin. Për këtë, ai mori si shpërblim nga Facebook një shumë prej 12,500 dollarësh.

Vetëm duke vendosur numrin ID të albumit të fotove, Muthiyah mund të fshinte të gjitha fotot në Facebook që nuk ishin të tijat. Nga ana tjetër, personi nuk do ta kuptonte se përse fotot e tij u zhdukën krejt papritur.

Kjo ka ndodhur për shkak të një problemi të shfaqur tek Graph API i Facebook-ut, i cili është një softuer i bazuar tek HTTP dhe lejon uebsajtin të funksionojë. Graph API kërkon një konfirmim që të marrë të dhënat e dikujt, por Muthiyah mashtroi Facebook-un, duke përdorur konfirmimin e vet për të fshirë fotot e përdoruesve të tjerë. Nuk duhet të shqetësoheni, sepse problemi është zgjidhur dhe fotot tuaja janë të sigurta tashmë.

SHKARKO APP