Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si t’i mbroni të dhënat personale në internet?

Teknologji E diel, 18 Prill 2021 11:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kujdes kur publikoni të dhëna personale, privatësia është e shenjtë. Çka janë të dhënat personale Emri, adresa, fotografia, numri i telefonit, IP adresa e kompjuterit tuaj, etj, të gjitha këto paraqesin të dhëna personale. Mbrojtja e të dhënave personale dhe privatësisë është shumë e rëndësishme prandaj mundohuni të merrni informacione sa më të shumta se si t’i mbani të tjerët larg privatësisë suaj. Privatësia juaj në internet varet nga aftësitë tuaja për të kontrolluar sasinë e informacionit personal që ju jepni, dhe kush ka qasje në këtë informacion.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Modelet më të fuqishme të AI të OpenAI çaktivizuan vetë monitorimin e tyre të sigurisë

Modelet më të fuqishme të AI të OpenAI çaktivizuan vetë monitorimin e tyre të sigurisë

Para 18 orësh
SHBA ndalon përdorimin e DeepSeek në agjencitë qeveritare, thellohet përçarja e AI me Kinën

SHBA ndalon përdorimin e DeepSeek në agjencitë qeveritare, thellohet përçarja e AI me K...

20 Tetor 2026, 11:27
Google sjell Gemini, kolegun virtual të punës

Google sjell Gemini, kolegun virtual të punës

10 Tetor 2026, 17:11
Më poshtë ndiqni këshillat praktike për të ndihmuar mbrojtjen e privatësisë suaj online.
 
Mendoni para se të ndani informacionin personal
 
Së pari, lexoni politikën e privatësisë të internetit. Në politikat e privatësisë të një uebfaqeje duhet të shpjegohet qartë se çfarë të dhëna kjo uebfaqe grumbullon rreth jush, si janë përdorur, ndarë, siguruar, dhe se si ju mund t’i redaktoni ose fshini këto të dhëna. P.sh nëse një uebfaqe nuk ka asnjë deklaratë privatësie rrini larg saj.
 
Mos publikoni më shumë se sa duhet
 
Mos postoni online gjëra të cilat ju nuk do të dëshironit të jenë publike Minimizoni detajet që ju identifikojnë juve apo vendndodhjen tuaj Mbani sekret numrat e llogarisë, ermin e përdoruesit, dhe fjalëkalimin Email adresën tuaj primare ndani vetëm me njerëzit që i njihni. Jepni vetëm informatat e kërkuara – që shpesh shënohen me yll (*) gjatë regjistrimit apo plotësimit të formularëve të ndryshëm.
 
Gjurmët /Si të jeni anonim
 
Shpesh ne japim shumë informata personale online pa menduar mirë për rrezikun. Sa herë klikoni në internet ju leni gjurmë (historia, e kërkimit, IP adresa, etj). Ndonjëherë informatat tona mund të ndihmojnë kriminelët online dhe vjedhësit e identitetit në veprimet e tyre. Derisa ne nuk do të jepnim informacionet tona personale për të huajt në rrugë, pse ta bëjmë atë online? Këtu po japim disa këshilla për mbrojtjen e anonimitetit tuaj online: Mendoni dy herë para se të zbuloni ndonjë informacion personal. Shmangni përdorimin e emrit tuaj të vërtetë online. Jepni udhëzime të qarta për fëmijët se si dhe kur ata mund të japin informata online. Bëhuni veçanërisht të kujdesshëm me “shokët e shpejtë” që i keni takuar vetëm online, por që ju kërkojnë të zbuloni informatat personale ose duan të takohen me ju offline. Jeni të kujdesshëm gjatë zbulimit të të dhënave personale në faqet e ndryshme të internetit. Përdorni një llogari të disponueshme, e­mail anonim për faqet e internetit që kërkojnë një adresë e­mail për t’u regjistruar. Hotmail, Yahoo apo Google Mail japin email adresa falas.
 
Shikoni për cookies
 
Cookies janë fotografi që faqet e internetit i përdorin për të ruajtur informacion në lidhje me ju, në mes sesioneve. Shumicën e kohës ato janë të parrezikshme, përdoren për të ruajtur gjurmët e username tuaj kur vizitoni një webfaqe në mënyrë që të mos rogoheni çdo herë që e vizitoni atë webfaqe. Megjithatë, disa prej tyre përdoren nga mashtruesit për të ndjekur zakonet tuaja të shfletimit me pikësynim ndërtimin e një profili të aktiviteteve dhe interesave tuaja me qëllim të mashtrimit. Rregulloni shfletuesin tuaj në atë mënyrë që t’ju tërheqë vërejtjen kur një cookie është i instaluar. Vini re se disa faqe interneti nuk do të funksionojnë në qoftë se ju keni bllokuar cookies plotësisht. Microsoft Internet Explorer do të ju lejojë të aktivizoni dhe çaktivizoni cookies në një faqe, kështu që ju mund të lejoni cookies në ato faqe që ju u besoni. Përdorni një program anti­spyware që skanon për të ashtuquajturat cookie tracker. Ka edhe programe të menaxhimit të cookies që mund të fshjnë i cookies të vjetra dhe ju ndihmojnë në menaxhimin e tyre. Përveç kësaj ju mund të përdorni parametrat në Internet Explorer dhe Mozilla Firefox për të fshirë cookies e padëshiruara.
 
Monitoroni çka postojnë të tjerët
 
Kërko për emrin tuaj në internet duke përdorur të paktën dy motorë të kërkimit. Kërko për tekst dhe fotografi. Nëse ju gjeni informata të ndjeshme në një faqe interneti për veten tuaj, drejtohuni kësaj faqe me një kërkesë për të hequr informacionet tuaja nga kjo faqe. Rregullisht kontrolloni atë që të tjerët shkruajnë për ju në blogjet dhe faqet e rrjeteve sociale. Pyesni miqtë të mos postojnë fotot e juaja apo familjes tuaj pa lejen tuaj. Nëse ju ndjeheni pakëndshëm me materiale të tilla si informacione apo foto që janë postuar në faqet e internetit të tjerëve, kërkoni që të hiqen ato.
 
Mbroni veten nga mashtrimet
 
Kujdes nga gjërat që tingëllojnë tepër bukur për të qenë të vërteta, si njoftime se keni fituar një llotari, ose mesazhe urgjente si (“Llogaria juaj do të jetë e mbyllur!”), me gabime gramatikore në të shkruar, etj. Mendoni para se të klikoni për të vizituar një faqe interneti ose telefononi një numër telefoni në një email ose mesazh të dyshimtë –të gjitha mund të jenë vetëm mashtrime. Jeni të kujdesshëm me video klipet dhe lojërat, ose fotografitë e hapura, këngët, apo skedarë të tjerë edhe nëse e dini dërguesin.
 
Kërkoni shenjat identifikuese që tregojnë se një faqe interneti është e sigurt
 
Para se të fusni të dhëna të ndjeshme, kontrolloni për këto dëshmi – Web faqja përdor kriptimin, një masë e sigurisë gjatë kalimit të të dhënave në internet. Tregues të mirë se një faqe është e kriptuar përfshijnë një adresë web me https (“s” qëndron për i sigurt) dhe një dry të mbyllur pranë saj. (dryni mund të jetë gjithashtu në këndin e ulët të djathtë të dritares).
 
Përdorni një filtër të mashtruesve
 
Gjeni një filtër që ndihmon për të identifikuar sajtet mashtruese të uebit dhe për të mbrojtur kundër vjedhjes së të dhënave personale. Për shembull kërko SmartScreen Filterin që është i përfshirë në Internet Explorer.  
 
 
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 6 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 7 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 7 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 7 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 11 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 9 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 10 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 11 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.