Sondazhi/Sa përqind e njerëzve duan të dalin nga rrjetet sociale?

Më shumë se 3 përdorues në 4 të rrjeteve sociale, dëshirojnë që t’i braktisin ato. Por pavarësisht dëshirës, në fund kanë frikë se mund të humbim kontaktet me miqtë dhe kujtimet dizhitale të fotove dhe videove të shpërndara me të tjerët.

Sipas një studimi të kryer nga “Kaspersky Lab”, njerëzit e konsiderojnë humbje kohe qëndrimin në rrjetet sociale. Ai ka kryer një studim mes 5 mijë përdoruesve në 12 vende.

Nga studimi rezulton se pjesa më e madhe e të intervistuarve, 78%, kanë menduar të braktisin rrjetet sociale, por që më pas kanë ndryshuar mendim. Pra 39 për qind e atyre që kanë “Facebook”, Twitter”, “Instagram” apo rrjet tjetër social thonë se nuk duan të humbin më kohë me to.

Ndërsa 30 % thonë se nuk dëshirojnë të monitorohen nga gjigantët e teknologjisë. Lidhur me këtë, më të shqetësuar për privatësinë janë italianët dhe gjermanët.

Sipas studimit të “Kaspersky Lab”, dëshira për të qëndruar në kontakt me të afërmit e miqtë ka qenë arsyeja kryesore e atyre që kanë ndërruar mendje, 62%.

Ndërsa për 21% është frika se mund të humbin kujtimet online, fotot dhe jo vetëm. 18% thonë se nuk janë larguar pasi shpesh përdorin kredencialet e këtyre llogarive në rrjetet sociale për tu regjistruar në shërbime të tjera online.

SHKARKO APP