Sony krijon televizorët më të hollë në botë
Televizorët e lakuar ajnë ato që po pëlqehen gjithmonë edhe më shumë nga klientët, prandaj dhe kompanitë po i ofrojnë ata në madhësi të ndryshme. Për blerësit që janë të kënaqur me televizorët e tyre me ekran të sheshtë, kanë disa opsione për të zgjedhur. Kompania Sony prezantoi në panairin CES në Las Vegas serinë e re të televizorëve BRAVIA që sipas kompanisë bëjnë pjesë në “televizorët më të hollë në botë”. Sony prezantoi 11 televizorë të ri 4K BRAVIA, por seritë X9000C janë më të mirët të krijuar nga Sony. Seritë X9000C kanë përmasa 55 inç, 65 inç dhe 75 inç. Këta televizorë janë vetëm 4.9 mm të hollë, që do të thotë se janë më të hollë se një iPhone 6. Të gjithë televizorët e rinj që Sony prezantoi në panairin CES 2015 përfshijnë ‘Procesorin 4K X1′ të kompanisë.Ata vijnë gjithashtu me Android TV- platforma e ekraneve të mëdhenj që bazohet në sistemin operativ Android 5.0 Lollipop. Android TV ofron mbështetje për ndërveprimet zanore, si dhe qasje në sistemin e Google Play, aplikacioneve të palëve të treta dhe lojërave me shumë lojtarë. Sony nuk i ka zbuluar akoma çmimin dhe datën e daljes në treg të këtyre pajisjeve.
Përgatiti: S.L