Sony prezantoi telefonin e ri Sony Xperia M4

Sony Xperia M4 Aqua u bë zyrtar në Kongresin Botëror të Telefonave 2015. Xperia M4 Aqua ka marrë certifikimin IP68, që do të thotë se është rezistent ndaj pluhurit dhe ujit, mund të qëndrojë në një thellësi uji prej 1.5 metrash për 30 minuta.
Ky telefon ka ekran 5.2 inç IPS me rezolucion 720 piksel. Ai fuqizohet nga procesori Snapdragon 615 me tetë bërthama Cortex-A53  me arkitekturë 64-bit, së bashku me kartën grafike Adreno 405 dhe 2GB RAM. Procesori ofron katër bërthama Cortex-A53 me shpejtësi 1.5 GHz dhe katër me shpejtësi 1 GHz.
M4 Aqua vjen gjithashtu me sensorin Sony për kamerën e pasme 13 megapikselë së bashku me blicin LED, ndërsa kamera ballore është 5 megapikselë. Pjesa tjetër e veçorive janë 8GB ose 16GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, lidhja 4G LTE dhe sistemi operativ Android 5.0 Lollipop.
Sony Xperia M4 Aqua fuqizohet nga një bateri me kapacitet 2,400 mAh, ku Sony premton se do të zgjasë për dy ditë nëse përdoret normalisht. Dizajni i Sony Xperia M4 Aqua është shumë i ngjashëm me Xperia Z3. Ai vjen në ngjyrë të bardhë, të zezë, rozë dhe argjendi. Telefoni inteligjent do të shitet në të gjithë botën për 299 euro.

SHKARKO APP