SpaceX thyen një tjetër rekord të pabesueshëm
SpaceX nisi të dielën Falcon 9, që mbante një numër rekord të satelitëve në bord. Raketa u lëshua me sukses nga Kepi Canaveral, Florida në 10:00 të mëngjesit.Andy Tran, një mbikëqyrës i prodhimit të SpaceX, tha se Falcon 9 mbante 133 “anije kozmike” komerciale dhe qeveritare, si dhe 10 satelitë SpaceX.
SpaceX po dërgon Falcon 9 nën një program “rideshare”, përmes të cilit firmat paguajnë kompaninë e themeluar nga Elon Musk për të shpërndarë teknologjitë e tyre në hapësirë. Kompania synon të dërgojë mijëra satelitë të vegjël në hapësirë për të formuar një sistem global me bandë të gjerë të quajtur Starlink.
Shkencëtarët kanë shprehur shqetësime në lidhje me numrin e objekteve që bllokojnë hapësirën përreth Tokës. SpaceX thotë se satelitët e tyre janë krijuar për t’u djegur në atmosferë brenda disa vitesh. /abcnews.al