Starlink po vjen edhe në aeroplanë

SpaceX prezantoi shërbimin e internetit satelitor Starlink, specifik për aviacionin, derisa kompania e Elon Musk kërkon të zgjerohet më tej në tregun WiFi gjatë fluturimit.

Kompania do t’i tarifojë me 150 mijë dollarë për pajisjen e nevojshme që duhet lidhur një avion me Starlink, derisa kostoja mujore e shërbimit do të jetë midis 12,500 dollarë në muaj dhe 25,000 dollarë në muaj.

Shërbimi i internetit për klientët e aviacionit planifikohet të fillojnë “në mesin e vitit 2023”, tha kompania, dhe rezervimet kërkojnë një pagesë fillestare prej 5,000 dollarësh.

SpaceX reklamon “mbulim global” përmes një antene me panel të sheshtë që klientët do ta instalonin në majë të një avioni. SpaceX tha se po kërkon certifikata të Administratës Federale të Aviacionit për një shumëllojshmëri avionësh, shumica e të cilëve zakonisht janë në pronësi dhe operohen si avionë privatë

Sa i përket cilësisë së shërbimit, SpaceX thotë se klientët e aviacionit Starlink mund të presin shpejtësi deri në 350 megabit për sekondë, “duke iu mundësuar të gjithë pasagjerëve të aksesojnë internetin me aftësi transmetimi në të njëjtën kohë”.

“Pasagjerët mund të përfshihen në aktivitete që më parë nuk ishin funksionale gjatë fluturimit, duke përfshirë video thirrjet, lojërat në internet, rrjetet private virtuale dhe aktivitete të tjera me shpejtësi të lartë të të dhënave”, tha SpaceX në faqen e saj të internetit Starlink.

SHKARKO APP