Një grup majmunësh mendohet të kenë tru të zhvilluar, po ashtu si njerëzit, përfshirë këtu reagimin më të shpejtë dhe memorie më të mirë.
Kërkuesit nga instituti i Kunming në akademinë kineze të shkencës dhe të Universitetitet të Karolinës së Veriut në Shtetet e Bashkuara modifikuan gjenet e 11 majmunëve, me një kopje të shtuar me gjene njerëzore MCPH1.
Gjeni Microcephalin (MCPH1) njihet si një faktor kyç në zhvillimin e trurit tonë dhe në veçanti në masën e trurit. Mutacionet në këtë gjen mund të çojnë në çrregullime të këtij gjeni, i cili po ashtu është karakterizuar nga një tru i vogël.
