FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmi kibernetik, miliona njerëzve iu vodhën të dhënat personale

Të dhënat personale të rreth 106 milionë personave në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada u vodhën gjatë një sulmi kibernetik kundër shërbimeve financiare të kompanisë Capital One.

Capital One është një lëshues i madh i kartelave të kreditit në SHBA. Njoftimi i kompanisë erdhi pasi hakerja e dyshuar, Paige Thompson, u arrestua të hënën.

Sipas Capital One, të dhënat e vjedhura përfshijnë emra, adresa dhe numra telefoni të njerëzve që kanë aplikuar për karta krediti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, hakerja nuk ka arritur të ketë qasje në numrat e llogarive të kartave të kreditit, tha kompania Capital One.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmi u identifikua më 19 korrik. Seanca dëgjimore për hakeren e dyshuar u caktua për 1 gusht në qytetin Siatëll.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?