Super Mario Bros feston ditëlindjen e 30-të!
Më 13 shtator 1985, Nintendo prezantoi Super Mario Bros. DIsa ditë më vonë, dizenjuesi Shigeru Miyamoto ishte duke festuar. Dhe ai ndoshat ka qënë duke festuar dhe këtë fundjavë, kur bota festoi 30-vjetorin e kësaj videloje.
“Kur e mbaruam, unë, z. Tezuka dhe z. Nakano, që punuan me ne për lojën për një kohë të gjatë, shkuam në një klub të vogël të muzikës Country në selinë e vjetër në Kyoto dhe morrëm nga një kanpai (toste për të festuar) të vogël për të festuar përfundimin e lojës. Ndoshta në përvjetorin e 30-të në të tre duhet t ëbëhemi bashkë dhe të shkojmë në të njëjtin klub për kanpai” thotë Miyamoto për Yahoo Games.
Skuadra sigurisht ia vlejti që festoi. Nintendo shiti mbi 40 miliionë kopje të origjinalit Super Mario Bros., që fillimisht u shit nga Family Computer Disc System (që zakonisht quhet Famicom) në Japoni.Megjithatë një kuriozitet: Super Mario Bros., nuk ishte loja e parë Mario. Ai quhej Donkey Kong, dhe njihej si “njeriu kërcimtar” dhe ishte marangoz, dhe jo hidraulik. Megjithatë Super Mario Bros., ishte ai që morri menjëherë famë.