Syze kundër depresionit
Nidia Silva nuk e kish realizuar asnjëherë ëndrrën e saj për të notuar me delfinët derisa një OJQ në Majemi i dha një palë syze të realitetit virtual, si pjesë e një trajtimi eksperimental për depresionin dhe izolimin e qytetarëve të moshuar. “Ti gjendesh në një botë që nuk e njeh, por është shumë e bukur dhe personalisht për mua, ishte shumë e rëndësishme ta shikoja”,tregon ajo.
Ajo ishte ulur në domino park, në lagjen Little Havana në Majemi. Është një vend i frekuentuar shumë nga kubanët, veçanërisht ata të moshuarit, që takohen çdo ditë dhe luajnë domino.
Silva thotë se ishte shumë ekzaltuese, pasi ishte ndjerë sikur kish notuar në ujërat përreth Kubës, nga ku ajo është larguar që kur ishte 19-vjeç. Rreth saj, dëgjoheshin zhurmat e dominove dhe bisedat me zë të lartë, por ajo nuk shqetësohej aspak për to.
Projekti i quajtur VE Genie ka si qëllim të balancojë vetminë dhe izolimin social që shpesh prek të moshuarit, veçanërisht ata që jetojnë vetëm apo në shtëpitë e kujdesit, ku ka pak aktivitete.