Të dhënat e një miliard kinezëve në shitje online për 198,000 dollarë
1 miliard do të ishin viktimat e mundshme të një vjedhjeje tjetër të të dhënave nga hakerat në Kinë.
Siç raporton Bloomberg, muajt e fundit një përdorues i vetëm ose një ekip ende i paspecifikuar mirë, do të kishte shkelur bazat e të dhënave të policisë së Shangait, duke fituar akses në informacionin personal të 1 miliard kinezëve.
Sipas burimit, arkivi i madh prej 23 terabajtësh të dhënash doli në shitje në rrjetin e errët për 10 bitcoin, mbi 198,000 dollarë.
Pas ngjarjes, hashtagu “Rrjedhja e të dhënave të Shangait” u përhap në Twitter. Të dhënat përfshijnë emrat, adresat, vendlindjen, numrat e identifikimit të kartave të identitetit dhe celularët e viktimave.
Wall Street Journal mori në zotërim një pjesë të arkivit, duke verifikuar pjesërisht korrektësinë e tij duke kryqëzuar informacione publike për krimet për të cilat policia e Shangait është interesuar që nga viti 1995.
Nuk është ende e qartë se si hakeri ka depërtuar në bazën e të dhënave të policisë, por Hetimet e para flasin për një akses të marrë nëpërmjet një kompanie kompjuterike cloud të grupit Alibaba, të quajtur Aliyun, në serverët e së cilës ishte vendosur arkivi.
Vetë Alibaba është duke hetuar këtë çështje. Nëse konfirmohet, do të jetë rrjedhja më serioze e të dhënave në historinë e Kinës. Vendi ka parë një përshkallëzim të incidenteve të sigurisë vitet e fundit. Në vitin 2016, informacione të ndjeshme për menaxherët dhe sipërmarrësit kinezë u postuan në Twitter, duke përfshirë themeluesin e Alibaba-s, Jack Ma. Deri në vitin 2020, rrjeti social më i popullarizuar i Kinës, Weibo, pranoi vjedhjen e të dhënave të më shumë se 538 milionë
përdoruesve ndërsa në vitin 2022, ku serverët e policisë kineze në Rajoni i Xinjiang u hakeruan për të vjedhur prova të abuzimeve të qeverisë së Pekinit ndaj pakicës etnike ujgure.