Të fitosh para nga Instagrami, ja mënyrat

 

Pjesa më e madhe e njerëzve e përdorin Instagram-in për të postuar foto nga jeta e tyre e përditshme, megjithatë, ka edhe nga ata persona që po e përdorin këtë rrjet social për të fituar para. Përdoruesit e Instagram-it me më shumë se 1000 ndjekës mund të fitojnë mbi 40 paundë për një postim, sipas aplikacionit Takumi. Ata me 10 mijë ndjekës mund të fitojnë 15,600 paundë në vit, ndërsa personat me më shumë influencë – ata me 100 mijë ndjekës, mund të fitojnë 156 mijë paundë. 14 milionë britanikë përdorin Instagram-in, dhe sipas aplikacionit Takumi, një në dhjetë përdorues mund të fitojë 4160 paundë në vit nëpërmjet fotove.

Përdoruesit më të suksesshëm në Instagram

Përdoruesit më të suksesshëm në Instagram janë femrat të moshave 18-29 vjeç. Ato jetojnë në qytete të ndryshme dhe postojnë foto të ushqimit, modës ose në palestër.
Shikoni për shembull modelen australiane Gabrielle Epstein. Ajo është vetëm 21 vjeç, ka 700 mijë ndjekës dhe fiton para duke reklamuar marka të ndryshme tek fotot e saj.
Nëse jeni një grua më e vjetër, ose një burrë në të tridhjetat, mos u mërzisni – rregulli i parë në biznes është të gjeni një vend në treg. Aty mund të jeni ju!

Si të fitoni para nga Instagram?

Tërhiqni sa më shumë ndjekës. Reklamuesit duan të gjejnë klientë të rinj, kështu, nëse keni mijëra ndjekës në Instagram, ju jeni të duhurit për të reklamuar produktet e tyre.

SHKARKO APP