Të rinjtë nuk dijnë të përdorin mirë rrjetin social

Pjesa më e madhe e adoleshentëve nuk arrijnë të dallojnë një lajm të rremë nga ai i vërteti në social, dhe i beson dhe atyre të postuara nga reklamuesit.

 Kështu thotë një raport i publikuar nga universiteti i Stanford në faqen e tij, bazuar në rreth 8 mijë studentë në vitet e fundit dhe të fillimit të universitetit. Studimi, shpjegon autori kryesor, Sam Wineburg, ishte fokusuar tek kapaciteti i analizimit të lajmeve të lexuara në faqe në Facebook dhe Twitter, në komentet e lexuesve të forumit por edhe në postime e foto në blogje private.

Studimi tregoi se 82% e studentëve nuk ishin në gjendje të dallonin një lajm të vërtetë nga një përmbajtje e sponsorizuar, ndërsa 40% kanë lidhur automatikisht foton e një dreri me keqformimet e një lajmi nga Fukushima, edhe pse pamjet nuk kishin asjnë informacion se ku ishin bërë.

Më shumë se 2/3 e të intervistuarve nuk ka gjetur asnjë motiv të dyshojë mbi jnë postim të shkruar nga një drejtues banke që thoshte se të rinjtë kanë nevojë për plane financaire, ndërsa vetëm një çerek i kampionit ishte në gjendje të dallonte profilin e vërtetë të Fox News në Facebook dhe atë fals.

“Shumë njerëz mendojnë se të rinjtë dinë të përdorin rrjetin social, dhe janë njësoj të aftë të gjykojnë atë që është shkruar, por puna jonë tregon se realiteti është ndryshe”, tha Wineburg. TCH

SHKARKO APP