Teknologjia dhe inovacioni, Shqipëria e fundit në rajon

Shqipëria ka humbur në garën e teknologjisë dhe inovacionit. Vendi u rendit pas Bosnje Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi në Indeksin e Inovacionit Global për vitin 2021.

Në edicionin e 14-të të vlerësimit të publikuar nga Organizata Botërore për Pronësi Intelektuale, Shqipëria u rendit e 84-ta nga 132 shtete të mara në analizë, duke humbur një pozicion krahasuar me vitin 2020.

Ekspertë të teknologjisë dhe informacionit sugjerojnë që institucionet dhe kompanitë të orientojnë qytetarët drejt teknologjisë duke kushtëzuar disa veprimtari me qëllim që të rrisin aftësitë në teknologji.

Kapitali njerëzor dhe kërkimi në internet janë ndër elementët ku Shqipëria vlerësohet me keq. Vendi renditet i 90-i, duke u vlerësuar me vetëm vlerësuar me 22.7 pikë.

SHKARKO APP