Telefonat e vjetër janë më të mirë se Samsung dhe Apple
Telefonat inteligjentë mund të përfshijnë teknologjitë e fundit të cilësisë së lartë, megjithatë nuk funksionojnë aq mirë sa telefonat e para një dekade.
Sipas rregullatorit britanik Ofcom, pajisjet e vjetra ofrojnë sinjale më të mira për të bërë thirrje telefonike dhe dërguar mesazhe në krahasim me telefonat inteligjentë modern, të krijuar nga kompani si Apple apo Samsung.
Nga një testim i kryer në kushtet laboratorike, ekspertët dolën në përfundimin se telefonat inteligjentë nuk janë aq të mirë në kapjen e sinjaleve të dobëta ashtu si pajisjet e vjetra.
Po ashtu, nga kërkimi i Ofcom rezultoi se telefonat inteligjentë kërkojnë sinjale 10 herë më të forta se celularët e thjeshtë vetëm për të bërë ose pranuar thirrjet telefonike.
Një rol të madh këtu luan edhe materiali i përdorur për krijimin e telefonave. Telefonat inteligjentë zakonisht përdorin xham dhe metal, ndërsa pajisjet e lira mobile janë bërë me plastikë. Xhami dhe metali janë përgjegjës për ndërprerjen e telefonatave.