Telefonat Xaomi u shitënbrenda 3 minutave

Kompania Xiaomi me pajisjen e saj më të re, telefonin inteligjent Mi Note, ka arritur të shënojë një kohë rekord shitjesh. Të gjitha pajisjet të cilat kishin dalë në shitje në Kinë ditën e djeshme janë shitur vetëm brenda pak minutash. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që kompanisë i janë shitur produktet e saj kaq shpejt dhe duket se fansat e kësaj kompanie mezi presin produktet e saj.

Kompania e ka raportuar këtë informacion në rrjetin social kinez Ëeibo, duke postuar një lajmërim lidhur me këtë çështje. Por ende nuk është konfirmuar vetë si lajm nga ndonjë llogari zyrtare e Xiaomi, ndaj për informacion më të saktë na duhet të presim një prononcim të vetë kompanisë.

Pajisja Mi Note ka një ekran 1080p prej 5.7 inç , proçesor Snapdragon 801, RAM 3 GB, një kamera me aftësinë e stabilizimit optik të imazhit prej 13 megapiksel, dhe një kamera frontale prej 4 megapiksel, bateri 3000mAh si dhe 16 GB hapësirë memorieje të brendshme. Çmimi i kësaj pajisjeje fillon me 370 dollarë, çmim ky i cili mund të konsiderohet si i shtrenjtë për një telefon Xiaomi.

Kompania nuk ka treguar ende numrin e pajisjeve të shitura ditën e djeshme por thuhet se janë bërë më tepër se 220 milion prenotime për të. Përsa i përket pajisjeve të tjera Mi Note,ato nuk do të jenë të disponueshme deri pas datës 3 shkurt, ndërkohë që Mi Note Pro është vendosur të lançohet në muajin mars. Kompania Xiaomi ka deklaruar se pritshmëritë e saj janë shitja e 100 milion pajisjeve për këtë vit.

SHKARKO APP