Telekom Albania ofron internet falas në Vlorë
Disa nga zonat më të frekuentuara të qytetit jugor të Vlorës ofrojnë mundësinë që të lundrohet falas në internet me Telekom Free Wi-Fi. Që nga mëngjesi i 28 nëntorit, në pesë zona të qytetit, Telekom Albania mundëson internet wi-fi falas për të gjithë qytetarët. Tashmë ata mund të lundrojnë në internet, të ndajnë foto me miqtë në rrjetet sociale, të kontrollojnë emailin apo të dëgjojnë muzikën e tyre të preferuar.
Zonat të cilat mund të kenë akses në Telekom Free Wi-Fi janë: Universiteti “Ismail Qemali”, sheshi “Pavarësia”, shëtitorja “Skelë”, Bashkia e Vlorës dhe Lungomare. Ky shërbim u bë i aksesueshëm për qytetarët duke nisur nga mëngjesi i 28 nëntorit dhe përkon me festën e Pavarësisë.
Me qëllim kujtimin e kësaj date dhe argëtimin e qytetarëve vlonjatë, Telekom në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës organizuan festime në sheshin “Skelë”. Eventi nisi rreth orës 18:00 me këngëtarë dhe DJ të ftuar. Kryetari i Bashkisë mbajti një fjalim të shkurtër gjatë të cilit prezantoi zonat që do të kenë akses falas në internet falas wifi.
Siç është njoftuar edhe më parë, Telekom Albania shënoi çeljen e një epoke tjetër teknologjike në Shqipëri. Në korrik kompania bëri me dije se do të ofronte internetin më të shpejtë të gjeneratës së katërt (4G dhe 4G+), fuqia e së cilës arrin në 225 Mbps. Vlora është një nga qytetet e para ku ky shërbim ka nisur të ofrohet, për t’u shtrirë më pas në të gjithë territorin e vendit. Në këtë mënyrë Shqipëria bëhet një ndër vendet e para në Europë që ofron 4G+.
Qytetarët dhe studentët e qytetit të Vlorës tani kanë mundësi të përfitojnë internet të shpejtë dhe të sigurt pa pagesë vetëm duke aksesuar në Telekom wi-fi. Ashtu si në të kaluarën, Telekom Albania do të vazhdojë të ofrojë për abonentët e tij shërbimet më të avancuara të teknologjisë botërore. Si pjesë e grupit Deutsche Telekom, Telekom Albania përfaqëson inovacionin, teknologjinë më të përparuar të komunikimeve dhe standardet më të larta të cilësisë së shërbimeve.